Arsenali është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës EFL, të njohur si Carabao Cup.

Topçinjtë fituan me rezultat 1-0 kundër West Ham Unitedit në Emirates për të vazhduar në fazën tjetër të kësaj gare.


welbeckwest1 (Foto: Getty Images)

Goli i vetëm në gjysmën e parë u realizua në minutën e 42-të të sfidës.

Mathieu Debuchy pranoi një harkim në zonë dhe me kokë e dërgoi te Danny Welbeck, i cili e futi topin në rrjet.

https://www.dailymotion.com/video/x6bxo3q

Gjysma e dytë nuk prodhoi shumë raste dhe goli i pjesës së parë ishte edhe i fitores.

Rastin më të mirë për West Hamin e pati Aaron Cresswell me një goditje nga gjuajtja e lirë, e cila shkoi shumë pranë shtyllës.

welbeckwestham 1 (Foto: Getty Images)

Shorti për përballjet gjysmëfinale do të tërhiqet të mërkurën (20 dhjetor), kur Arsenali do ta mësojë kundërshtarin e radhës. /Telegrafi/

telegrafi sport app