Arsenali ndalet me barazim nga Crystal Palace, Xhaka shënon supergol nga goditja e lirë

Arsenali ka barazuar në udhëtim me rezultat 2-2 ndaj Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Ligës Premier.
Skuadra e Unai Emayt është ndalur me barazim pas shtatë fitoreve radhazi në kampionatin anglez.
Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë, por ishin vetëm vendasit të cilët arritën ta gjejnë rrugën e rrjetës.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e fundit dhe ishte mesfushori Luka Milivojevic, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-0.

Në pjesën e dytë, djelmoshat e Unai Emeryt hynë furishëm duke gjetur dy gola të shpejt dhe duke kaluar në epërsi.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 52-të të ndeshjes dhe ishte mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit për 1-1.

Pas vetëm katër minutave lojë, Arsenali gjeti edhe golin e epërsisë 1-2 me anë të sulmuesit Pierre-Emeric Aubameyang.
Këto dy gola të shpejt tundën vendasit, të cilët u gjuajtën në sulm dhe patën dy raste të mira me Max Meyer (64', 67'), por ishte i pafat duke mos gjetur rrjetën.

Megjithatë, goli i barazimit erdhi në minutën e 83-të dhe ishte përsëri Milivojevic, i cili shënoi nga pika e bardhë për 2-2 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Pas këtij barazimi, Arsenali ka 22 pikë në vendin e katërt, ndërsa Crystali renditet në pozitën e 14-të me tetë pikë.
Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë e presin në shtëpi Liverpoolin, ndërsa Palace luan në udhëtim te Chelsea. /Telegrafi/
https://twitter.com/viaVide25233542/status/1056565608714649601



































