Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Burnleyt në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier.

‘Topçinjtë’ kaluan në epërsi në minutën e 14-të me anë të Viktor Gyokeres i cili realizoi për rezultatin 1-0.


Në minutën e 32-të mysafirët patën një tjetër rast të mirë shënimi me Leandro Trossard, por goditja e këtij të fundit u bllokua nga njëri prej mbrojtësve kundërshtarë.

Të besuarit e Mikel Artetës goditjen e radhës Burnleyt ia dhanë në minutën e 35-të, kësaj radhe me Declan Rice që shënoi për 2-0.

Declan Rice

Pjesa e dytë e takimit u karakterizua me një lojë të qetë, ku Arsenali ia doli ta menaxhojë mirë epërsinë e krijuar në pjesën e parë.

Vendasit në anën tjetër nuk ia dolën që për asnjë moment ta rrezikojnë portën e David Rayas në këtë sfidë.

Me këtë fitore Arsenali shkon në kuotën e 25 pikëve dhe është lider i tabelës me shtatë pikë më shumë se vendi i dytë Bournemouth por këta të fundit me një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app