LAJMI I FUNDIT:

Arsenali i gatshëm të thyej rekorde për transferimin e Aubameyangit

Arsenali i gatshëm të thyej rekorde për transferimin e Aubameyangit

Skuadra e njohur angleze Arsenal është e gatshme të bëjë një ‘çmenduri’, në afatin kalimtar të verës.

‘Topçinjtë’, kanë si prioritet transferimin e super sulmuesit afrikan Pierre Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmund.

Reprezentuesi i Gabonit ka treguar një formë fantastike këtë edicion në Bundesliga dhe në Ligën e Evropës duke bërë që skuadrat e mëdha të vihen pas tij.

Sipas ‘Le 10 Sport’, londinezët kanë bërë gati plotë 64 milionë funte apo 82 milionë euro për transferimin e Aubas në ‘Emirates Stadium’.


Në rast se realizohet ky transferim, atëherë Aubameyang do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të Arsenalit. /Telegrafi/