Arsenali po tenton transferimin e Tammy Abrahamit nga Chelsea në këtë afat kalimtar veror.

Thomas Tuchel nuk llogaritë më në sulmuesin anglez dhe i ka bërë të ditur se është i lirë të kërkojë klub tjetër.


Sipas asaj që raporton Daily Express, Abraham nuk dëshiron të qëndrojë më në bankën rezervë dhe po kërkon aventurë të re.

3045 2030 2.57286714

Arsenali po e monitoron nga afër situatën e lojtarit dhe është i gatshëm që të ofrojë shumën që kërkon Chelsea.

The Blues besohet se duan afro 20 milionë euro për kartonin e anglezit dhe The Gunners nuk e kanë problem ta paguajnë këtë shumë.

Në garë për transferimin e Abraham është edhe Tottenhami e West Hamit, e Chelsea kërkon vetëm shumën e parave. /Telegrafi/

telegrafi sport app