Arsenali është në kërkim të një sulmuesi, pasi dëshiron ta përtërijë repartin ofensivë.

Topçinjtë synojnë shitjen e francezit Alexandre Lacazatte gjatë afatit kalimtar të janarit, derisa e njëjta e pret edhe Pierre Emerick Aubameyang, por në verë.


Mediat në Ishull kanë raportuar se drejtuesit e klubit londinez janë duke përgatitur për të nënshkruar me një top sulmues në janar.

2021 08 21T144011Z 314362440 UP1EH8L14QW8X RTRMADP 3 SOCCER ENGLAND LEE EVE REPORT

Dusan Vlahovic i Fiorentinës ka një çmim mbi 85 milionë euro dhe Arsenali ka hequr dorë nga ai.

Tani i gjithë përkushtimi ka mbetur tek Dominic Calvert Lewin i Evertonit që po shkëlqen dy edicionet e fundit.

Për të nënshkruar me anglezin, Arsenali është gati të shpenzoj 70 milionë euro qysh në afatin kalimtar të janarit.

FFrBwLxWYAASTKz

24-vjeçari këtë edicion ka qenë i lënduar në shumicën e takimeve, por në tri sfida sa ka luajtur ka shënuar tre gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app