Arsenali fiton me vështirësi ndaj Swanseas (Video)

Arsenali ka fituar ndaj Swansea Cityt me rezultat 3-2.
Topçinjtë ishin më të mirë gjatë gjithë këtij takimi, por edhe mysafirët u treguan të rrezikshëm.
Dy golat e parë në takim u shënuan nga Theo Walcott (26’ dhe 33’), ndërsa në minutën e 38-të shënoi edhe Gylfi Sigurdsson dhe me rezultatin 2-1 përfunduan 45 minutat e parë.
Në minutën e 57-të shënoi Mesut Ozil pas një asistimi nga Aleix Sanchez, ndërsa Borja Baston shënoi pas 11-të minutash edhe një herë për mysafirët.
Pas kësaj fitore Arsenali ngjitet në vendin e dytë pas tetë javësh me 19 pikë, aq sa ka edhe Manchester City në pozitën dytë.
https://twitter.com/RobForbesDJ/status/787311479942946816?ref_src=twsrc%5Etfw

Nga
Telegrafi
15/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































