Arsenali ka arritur të fitoj 2-1 në udhëtim ndaj Prestonit dhe kështu ka siguruar kalimin tutje në Kupën FA.

Pjesa e parë e takimit ishte plotësisht e barabartë për nga paraqitja, por vendasit e Prestonit ishin më të saktë para golit, duke shënuar një të tillë në këtë pjesë.


Ishte sulmuesi i ri anglez, Callum Robinson, i cili shënoi në minutën e shtatë dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi, teksa me këtë gol skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

robertson

Në pjesën e dytë, futbollistët e Arsenalit kishin marr me përpikëri këshillat e trajnerit, Arsene Wenger, duke dominuar plotësisht këtë pjesë.

Këtë e tregoi goli i menjëhershëm i cili u shënua me të filluar kjo pjesë, ku në minutën e 46-të ishte mesfushori Aaron Ramsey, i cili shënoi një supergol për të barazuar rezultatin në 1-1.

ramsey1

Në vazhdim të takimit, Arsenali rriti sulmet në drejtim të portës së vendasve, por golin e fitores e arriti vetëm në minutën e 89-të me anë të sulmuesit Olivier Giroud, i cili shënoi nga afërsia dhe ia siguroi kualifikimin skuadrës londineze.

giroud 1

Vlen të theksohet se në këtë takim për 90-të minuta luajtën edhe dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x57q4j5_callum-robinson-goal-vs-arsenal-1-0_sport

telegrafi sport app