Arsenali ka fituar ndaj Bayern Munichut në ndeshjen miqësore në kuadër të International Champions Cup.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1 edhe pse kishte raste nga të dy anët, ndërsa fituesi u caktua me anë të penalltive.


DFGEKfGXUAAdNcP

Golin për bavarezët e shënoi Robert Lewandowski nga pika e bardhë në minutën e nëntë, kurse për Topçinjtë shënoi Alex Iwobi në minutat shtesë.

Në penallti fitoi Arsenali, pasi ishin David Alaba, Renato Sanches dhe Juan Bernat ata që humben penalltit dhe kështu fitoi klubi anglez me rezultat 2-3.

DFGfhhAXsAA9fDd

Formacioni startues i Bayern Munichut: Starke; Rafinha, Alaba, Hummels, Bernat; Martinez, Tolisso; Muller, Rodriguez, Ribery; Lewandowski.

Formacioni startues i Arsenalit: Cech; Bielik, Mertesacker, Monreal; Maitland-Niles, Coquelin, Xhaka, Kolasinac; Ozil, Welbeck; Lacazette. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5u2vha

telegrafi sport app