Arsenali nuk arriti që të marrë më shumë se një pikë në javën e 14-të në Ligën Premier.

The Gunners barazuan 2-2 ndaj Norwichit dhe duket se shkarkimi i Unai Emerys e ardhja në krye e Fredrik Ljungberg nuk e ndihmuan skuadrën të këndellej.


Pierre-Emerick Aubameyang shënoi të dyja golat në këtë takim, por që e dyta ishte në një situatë tejet të palakmueshme.

GettyImages 1191238937 Norwich vs Arsenal (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi gabonez kishte arritur që të shënonte golin e tij të dytë në ndeshje, atëherë kur në fushë ishin dy topa.

Këtë gjë nuk arriti ta vërente gjyqtari i takimit dhe goli u pranua si i rregullt.

Në rrjetet sociale ka filluar tallja me skuadrën londineze, pasi sipas tifozëve, ata nuk po arrijnë të fitojnë as me dy topa në fushë. /Telegrafi/

telegrafi sport app