Arsenali pret fitore në shtëpi ndaj Newcastle, formacionet zyrtare

Arsenali dhe Newcastle Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Topçinjtë janë nikoqir të Laraskave në ndeshjen e fundit të vlefshme për javën e 32-të në Ligën Premier, e cila zhvillohet nga ora 21:00 në Emirates.
Skuadra e drejtuar nga Unai Emery është në formë të lartë dhe synon fitoren e radhës për të kaluar në pozitën e tretë në tabelë.
Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu janë në formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe presin rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Te vendasit nga minua e parë luan mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ndërsa Granit Xhaka mungon shkaku i lëndimit.
Arsenal: Leno; Niles, Mustafi, Sokratis, Monreal, Kolasinac; Guendouzi, Ramsey; Iwobi, Lacazette, Ozil;
Newcastle: Dubravka; Yedlin, Lascelles, Lejeune, Dummett; Ritchie, Hayden, Diamen, Almiron; Perez, Rondon.
/Telegrafi/





















































