Arsenal - Leicester City, formacionet zyrtare

Arsenali dhe Leicester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Topçinjtë janë nikoqir të Dhelprave në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Ligës Premier, e cila pritet të zhvillohet në Emirates nga ora 21:00.
Skuadra e drejtuar nga Unai Emery është në formë të lartë me gjashtë fitore radhazi në kampionat dhe pret ta vazhdojë serinë edhe në këtë ndeshje.
Në anën tjetër, forma e mysafirëve është e luhatshme pasi kanë humbur pas dy fitoreve dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme në këtë ndeshje.
Dyshja me prejardhje shqiptare, mesfushori Granit Xhaka dhe mbrojtësi Shkodran Mustafi luajnë nga minuta e parë të Arsenali.
Arsenal: Leno; Bellerin, Holding, Mustafi, Lichtsteiner; Torreira, Xhaka; Mkhitaryan, Ozil, Iwobi; Lacazette.
Leicester: Schmeichel; Amartey, Evans, Maguire, Chilwell; Mendy, Ndidi; Pereira, Iheanacho, Maddison; Vardy.
/Telegrafi/





















































