Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Southamptonit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Ligën Premier.

Topçinjtë kanë triumfuar pa shumë vështirësi ndaj Southamptonit në ndeshjen e cila i ka rikthyer në katërshe të kampionatit anglez.


Golat në këtë fitore të skuadrës së Unai Emeryt u shënuan nga Alexandre Lacazette (6') dhe Henrikh Mkhitaryan (17').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi francez, Lacazette, i cili është notuar me 8.6.

Arsenali Festa e Lacazettes pas golit të shënuar (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin mysafirë Angus Gunn që u vlerësua me notë 5.6.

Për 90 minuta luajtën edhe dyshja shqiptare, Shkodran Murafi dhe Granit Xhaka, të cilët u vlerësuan me notë 7.6, respektivisht 7.3.

Arsenal:

notat arsenali 2 e1551024456825

Southampton:

notat arsenali 3 e1551024483843

/Telegrafi/

telegrafi sport app