Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Newcastle United me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Ligës Premier.

Topçinjtë janë kthyer të fitoret në Ligën Premier pas dy barazimeve dhe kjo fitore i motivon për takimin derbi të javës së ardhshme ndaj Liverpoolit.


Goli i vetëm në këtë takim për skuadrën e Arsene Wengerit u shënua nga mesfushori gjerman me tipare sulmuese, Mesut Ozil, i cili shënoi një supergol në minutën e 23-të.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Ozil, i cili u vlerësua me notë 8.6, ndërsa nota më e ulët ishte 6.2 dhe shkoi për mesfushorin e mysafirëve, Jacob Murphy.

Në këtë takim për 90 minuta luajti edhe mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili pati paraqitje solide dhe u notua me 6.8. /Telegrafi/ Arsenal:

notat arsenal e1513444136498

Newcastle: 

notat arsenal 1 e1513444168624

telegrafi sport app