Një e martë marsi në mbrëmje. Një zotëri i nderuar shfaqet në televizion në miliona familje gjermane. Ai ka veshur një kostum blu, një këmishë të bardhë dhe një kravatë me model delikat. Pas tij ka flamuj evropianë dhe italianë. Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë, po intervistohet nga ARD, por profesori i drejtësisë po mban një fjalim edhe si burrë shteti. Flet për të vdekurit, për “plagën” që virusi po shkakton në vendin e tij dhe thotë se “Evropa duhet të tregohet një shtëpi e përbashkët”.
Evropa? Një shtëpi e përbashkët? Në kohën e Covidit-19, vendet e BE janë krejt të veçuara. Shtëpia është ende në këmbë, por qiramarrësit janë mbyllur në apartamentet e tyre.
Krerët e shteteve dhe qeveritë donin ta luftonin së bashku krizën; ata premtuan një samit në mes të marsit. Të nesërmen Austria mbylli kufijtë, pastaj Republika Çeke e më pas Polonia. Pas disa ditësh, edhe Gjermania mbylli kufijtë, edhe pse Kancelarja Merkel ishte kundër kësaj mase për një kohë të gjatë. Qeveria Merkel dëshironte mbajtjen e veshjeve mbrojtëse në vend të ndalimit të eksportit. Liria për të udhëtuar, vepruar dhe punuar, nga Athina në Dublin, mbaroi brenda natës. Është e paqartë nëse liria do të kthehet. Situata është “serioze si kurrë më parë dhe e rrezikshme për Bashkimin Evropian”, tha eksperti i çështjeve ndërkombëtare Norbert Röttgen (CDU).
BE u pa si një spirancë në një botë të përfshirë nga kriza. “Bota po kërkon më shumë Evropë”, tha Ursula von der Leyen, pasi u zgjodh shefe e KE-së verën e kaluar. Çfarë na mbron kundër një presidenti të paparashikueshëm të ShBA-së? Më shumë Evropë! Çfarë ndihmon kundër rritjes së Kinës dhe Indisë? Më shumë Evropë! ‘Më shumë Evropë’ shihej si një antibiotik me spektër të gjerë.
Por, jo kundër Covidit-19. Të gjithë po luftojnë ndryshe me virusin. Spanja me policë. Në Republikën Çeke qarkullojnë vetëm ata që mbajnë maskë, Suedia lejon deri në 50 njerëz të mblidhen bashkë. Fakti që vendet veprojnë kaq ndryshe nuk është dështimi i Brukselit. Politika shëndetësore është çështje për shtetet federale. Por, në luftën kundër virusit, shteti komb mbeti zbuluar. Në Itali, vetëm një e treta e njerëzve besojnë se Evropa po i ndihmon, supermarketet në Francë reklamojnë 100 për qind perimet franceze, në Hungari Viktor Orban ndaloi parlamentin.
Ra Evropa? BE ishte një histori suksesi. Bëri paqe, solli prosperitet në vendet që kishin mbetur pas. Falë rregulloreve të BE-së, ne bëjmë telefonata falas kudo. Nëse Apple, Facebook ose Google kanë kufizime, kjo është vetëm për shkak të komisionerëve të konkurrencës në BE, si Margrethe Vestager.
Por, historia e suksesit ka kapituj e saj të errët. Ndihma për Greqinë, kriza e euros, imigrimi masiv, Brexit-i. Lindja lufton me Perëndimin, sepse nuk do të pranojë refugjatë. Veriu kundër Jugut, sepse jugu, siç tha ish-ministri holandez i financave, Jeroen Dijsselbleom, nuk mund të shpenzonte “para për pije e gra” dhe pastaj të shtrinte dorën. Evropa, një bashkim i ndarë.
Virusi po ndryshon gjithashtu Brukselin. Place de Schumann ku dikur shihje ushtarë dhe tanke gjatë samiteve të BE-së, tani është në zbrazëti. Të fuqishmit takohen përmes video-konferencave. Ursula von der Leyen vështirë se është larguar nga qyteti javët e kaluara, familja e saj e sheh përmes platformës Skype. Ajo madje fle në ndërtesën Berlaymont, në selinë e komisionit dhe del që aty vetëm për vrapim.
Ajo dëshiron të zvogëlojë tendencat e të qënit kombëtar. Ajo kishte hartuar udhëzime për kontrollet kufitare në mënyrë që mallrat e udhëtarët të lëviznin më të lirë. Ajo i kërcënoi vendet me padi nëse ata bënin ndalime të eksportit; planifikoi miliarda fonde strukturore, synonte të krijonte një kompensim papunësie në tërë Evropën. “Evropa është këtu për njëri-tjetrin, jo për të menduar secili për vete”, tha ajo në Parlamentin e BE. Kjo duhet të ndryshojë.
Të tmerruar nga dështimi i tyre, vendet tani po ndryshojnë me kujdes kursin. Ndalimet e eksportit u relaksuan. Gjermania dërgon maska në Itali, ambulancat e Bundeswehr-it marrin pacientë të sëmurë rëndë nga Italia dhe Franca për në klinikat gjermane. Por, mosbesimi mbetet. Kryeministri portugez, Antonio Costa thotë: “BE ose të bëjë atë që duhet ose të thotë se ka mbaruar”.
Argumenti vendimtar është ende në pritje. Si të shpërndahen kostot në mënyrë të drejtë? Italia dhe Spanja jo vetëm që vajtojnë mijëra vdekje, por të dy vendet do ta kenë të vështirë të shërojnë edhe ekonominë. Italia po luftonte me borxhet e mëdha që përpara krizës. Spanja vuan nga papunësia e rëndë; një në tre të rinj atje është i papunë. Këto vende nuk mund të përfitojnë nga paketa e ndihmës prej 1.4 trilionë eurove, siç munden gjermanët. Prandaj, BE duhet të ndajë barrën. Italia, Spanja, Franca dhe gjashtë vende të tjera dalin me një ide të vjetër – koronabond, e cila më parë quhej eurobond, por me ndryshimin që të jetë unik dhe i kufizuar në kohë. Në vend të obligacioneve nga secili prej vendeve, propozohet një bond i përbashkët. Sasia: një trilion euro. Italia, Spanja dhe Greqia mund të huazojnë para pothuajse po aq të lira sa Gjermania. Për një marrëveshje dhjetëvjeçare federale, kemi një normë interesi negativ prej 0.5 për qind, për obligacionet e qeverisë italiane norma e interesit është plus 1.6 për qind!
Holanda dhe Gjermania janë kundër. “Një borxh unik nuk mund të jetë zgjidhja”, tha sekretari i përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak. Fondi i Shpëtimit Evropian (ESM), i cili mund të shpërndajë deri në 410 miliardë euro kredi, do të ndihmojë për këtë. Por, jugu është kundër, sepse ESM-ja ka një të metë: ndihmon vetëm kandidatët e falimentimit dhe kërkon reforma të tilla si shkurtimi i pensioneve dhe shpenzimeve sociale, që nuk është një ide e mirë për momentin.
Situata është më e vështirë nga fakti që politikanët janë nën presionet e brendshme. Emmanuel Macron ka frikë nga krahu i djathtë i Marine Le Pen-it, Giuseppe Conte nga populisti Matteo Salvini. Kryeministri holandez Mark Rutte u trembet zgjedhjeve të ardhshme. Angela Merkel pa një tjetër rritje të AfD-së. Ekstremistët e krahut të djathtë kanë nisur si një parti anti-evropiane. Nga ana tjetër, Gjermania do të rikuperohet vetëm nëse Evropa do të rimarrë veten. 60 për qind e eksporteve të saj shkojnë në BE. “Nëse e ndihmojmë Italinë të ringrihet shpejt në këmbë, ne ndihmojmë veten tonë”, thotë Gabriel Felbermayr nga Instituti Kiel për Ekonomi Botërore.
Në fund, paratë ka të ngjarë të rrjedhin nga shumë kanale. Komisioni i BE-së dëshiron të marrë hua 100 miliardë euro, në mënyrë që të gjitha vendet të paguajnë përfitime pune me kohë të shkurtër; Banka Evropiane e Investimeve do të shpërndajë deri në 200 miliardë euro kredi për kompanitë; ESM mund t’ju japë shteteve 100-200 miliardë euro pa ndonjë kërkesë të madhe. Krerët e shteteve dhe qeveritë duan të vendosin në samitin e tyre të ardhshëm në prill. Dhe, mbase një ditë do të ketë edhe një koronabond. Giuseppe Conte ka qenë i qartë: “Gjermania nuk duhet të paguajë as një euro për borxhin e Italisë”. Ai vetëm sa kërkon “kushte të favorshme të tregut”. /Burim: Der Stern/Përkthimi në shqip nga: Mapo.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/aksident-me-fa-780x439.jpg)
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/QNR-zgjedhjet-lokale-2021-foto-Ridvan-Slivova-21-780x439-1.jpg)
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike
![“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/erion-veliaj-780x439.jpg)
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re