Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija ka bërë të ditur se është arritur pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.
Ndryshimet në rezolutën thuhet se përfshijnë shprehjen “sipas të drejtës ndërkombëtare” dhe shprehja “jokolektive” është zëvendësuar me “individuale”.
“Ne kemi qenë të heshtur ndaj mohuesve të gjenocidit teksa ata kanë festuar dhe kanë ‘caktuar’ e më pas ‘anuluar’ mbledhje joekzistente të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si dhe bënin vlerësime për ‘Rezolutën e gjenocidin në Srebrenicë më 1995’ para se ta lexonin dhe para se të finalizohej teksti”, ka thënë Llagumxhija.
Sipas tij, “fjala e vetme që u pengon atyre është gjenocidi”.
Ndonëse për tekstin e rezolutës në parim janë pajtuar shumë vende që e kanë përkrahur nismën, Mali i Zi ka kërkuar disa ndryshime shtesë, shkruan REL.
“Srebrenica e ka marrë vëmendjen globale në muajt e fundit – si simbol i luftës për drejtësi, të vërtetës, pajtimit, mësimit dhe si simbol i luftës kundër mohimit të gjenocidit. Askush nuk mund të ikë nga kjo më”, ka thënë ambasadori.
Sipas tij rishikimi final i rezolutës, që do të prezantohet para të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara më 23 maj, ka rezultuar me një tekst edhe më të thuktë.
Ai ka thënë se pas ndryshimit të parë, tani në tekst përmendet se “përgjegjësia kriminale, nën ligjin ndërkombëtar, për krimin e gjenocidit, nuk mund të aplikohet ndaj asnjë komuniteti etnik apo fetar në tërësi”.
Teksti më pas thotë, “ne konfirmojnë përkushtimin tonë për të mbajtur dhe forcuar unitetin në diversitetin e Bosnje-Hercegovinës”.
Rezoluta e iniciuar prej Gjermanisë dhe Ruandës kërkon që 11 korriku të shpallet Ditë Ndërkombëtare për Kujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë, si dhe u referohet fakteve të gjykatave ndërkombëtare dhe atyre vendase.
Për gjenocidin ndaj mbi 8.000 burrave dhe djemve myslimanë në rajonin e Srebrenicës më 1995, janë dënuar më shumë se 50 persona me gati 700 vjet burgim. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e njeh këtë akt si gjenocid.
Ky krim konsiderohet më i rëndi në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.
Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Republikës Sërpska, nuk e pranojnë të jetë kryer gjenocid në Srebrenicë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuciq e ka quajtur këtë rezolutë si deklaratë politike.
Ai ka pyetur nëse synimi është “rishikim i një padie kundër Serbisë, apo mbledhje e dëmeve të luftës?”
Në rezolutë nuk përmendet asnjë komb dhe shtet.
Brukseli ka thënë më 14 maj se nuk ka vend në Bashkimin Evropian për ata që nuk e dënojnë gjenocidin në Srebrenicë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Zelensky takohet me JD Vance – presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zelensku-jd-vance-380x233.jpg)
Zelensky takohet me JD Vance – presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan
![Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-21-e1739549824849-380x233.jpg)
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes
![JD Vance kritikon lirinë ‘e tepruar’ në Evropë – godet Britaninë dhe Gjermaninë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jd-vance-munich-security-conference-380x233.jpg)
JD Vance kritikon lirinë ‘e tepruar’ në Evropë – godet Britaninë dhe Gjermaninë
![Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-21-e1739549824849-780x439.jpg)
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes
![Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zelensky-putin-780x439.jpg)
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht
![JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jd-vance-munich-security-conference-780x439.jpg)
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-11-780x439.png)
"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut
![Zelensky ngre alarmin: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_30-4-780x439.png)
Zelensky ngre alarmin: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm
![Po digjte Kuranin jashtë konsullatës turke në Londër, sulmohet me shkelma nga një kalimtar - publikohen pamjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_31-5-780x439.png)
Po digjte Kuranin jashtë konsullatës turke në Londër, sulmohet me shkelma nga një kalimtar - publikohen pamjet
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim