Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa nënshkroi sot me drejtuesit e Z-Mobile marrëveshjen e cila shmang pagesën e gjobës prej 32 milionë euro, gjobë e cila iu shqiptua Telekomit të Kosovës nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit në Londër.
Marrëveshja e nënshkruar nga ai dhe drejtori i Z-Mobile, Milot Gjikolli, në prani të pronarit Blerim Devolli, zyrtarizon heqjen dorë të Z-Mobile nga ekzekutimi i shumës prej 32 milionë euro.
Telekomi i Kosovës do të paguajë vetëm shpenzimet gjyqësore të arbitrazhit, shpenzime të cilat do të saktësohen nga vet gjykata dhe dokumentacioni i shpenzimeve.
“Kam një lajm shumë të mirë. Pas shumë takimesh mund të njoftojë se sot nënshkruam marrëveshjen e mirëkuptimit që zyrtarizon heqjen dorë nga ekzekutimi i gjobës prej 32 milionë euro. Falënderoj për këtë Blerim Devollin dhe stafin menaxherial të Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile. Lajmi është i mirë për shkak se përfundimisht të gjithë punëtorët dhe familjarët e tyre mund të rrinë të qetë. Ne nuk do të falimentojmë”, tha gjatë konferencës për media Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Sipas tij,Telekomi i Kosovës, do të paguajë vetëm shpenzimet gjyqësore, të cilat janë shumë të vogla në raport me shumën e gjobës prej 32 milionë euro.
“Gjithashtu ne kemi shmangur një proces arbitazhi të dytë dhe një opinion i keq për vendin, në rast se nuk do të zbatohej vendimi i një Gjykate Ndërkombëtare. Procesi i arbitrazhit ka definuar. S’ka asnjë dilemë”, tha Drejtori Menaxhues I Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, duke shtuar se çdo pagesë për shpenzimet e arbitrazhit do të duhet të dëshmohet përmes faturave.
Nga ana tjetër, Drejtori i Z-Mobile, Milot Gjikolli, tha se gjëja më e rëndësishme mbeten punëtorë të Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile.
“Falënderojmë pronarin e Z-Mobile, Blerim Devolli dhe Drejtorin e Telekomit, Agron Mustafa, që kanë arritur në këtë pikë. Ne kemi diskutuar gjatë për të arritur në këtë pikë. Jemi dëmtuar për një kohë të gjatë për shkak të mosofrimit të shërbimeve. Tani kemi një vendim, por Z-Mobile është një kompani që gjeneron vende të punës dhe zhvillim ekonomik e asesi të falimentojë ndonjë kompani vendore. Prandaj kemi arritur te marrëveshja. Nuk duam të dëmtojmë Telekomin, por ta kemi një partner të mirë, ku të punësuarit e dy kompanive mund të zhvillojnë punën e tyre gjithnjë në shërbim të klientëve”, tha Milot Gjikolli duke falënderuar në mënyrë të veçantë klientët besnik të Z-Mobile.
Procesi i Arbitrazhit nga Z-Mobile kundër Telekomit të Kosovës ka filluar para disa vitesh për shkak të mosdhënies së 100 mijë numrave dhe shërbimeve 3G dhe 4G. Të dy palët kanë pretenduar se kishin të drejtë, gjë që çoi në përballjen e dy kompanive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025