Axel Witsel përfundimisht ka vendosur të rikthehet në Evropë pas një viti e gjysmë të kaluar në Kinë.

Pasi ka mbushur kontot e tij me miliona, Witsel do të kthehet në Evropë për të luajtur futboll origjinal.


Mesfushori belg ishte njëri nga më të mirët në Rusia 2018 ku arriti vendin e tretë me Kombëtaren e tij.

Borussia Dortmund do të jetë skuadra e re e Witselit, pasi tanimë është arritur marrëveshja.

Klubi gjerman ka arritur marrëveshje me ekipin kinez Tianjin Quanjin për transferimin e Witsel për 20 milionë euro.

GettyImages 998601742 Axel Witsel . (Getty Images)

Ndërkohë lojtari do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me Dortmundin, por që nuk është zbuluar paga e tij.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme.

29-vjeçari më parë ka luajtur në Evropë edhe për Zenitin, Benfikën dhe Standartin e Lutichut.

Interesim për Witselin kishin shprehur edhe skuadrat tjera evropiane si PSG, Valencia, Everton dhe Burnley. /Telegrafi/

telegrafi sport app