LAJMI I FUNDIT:

I arrestuari ikën nga vetura e tyre, pasi policët e ngathët e kishin lënë derën hapur (Video)

I arrestuari ikën nga vetura e tyre, pasi policët e ngathët e kishin lënë derën hapur (Video)

Ky është momenti kur një burrë u arratis nga policia pasi një polic e la derën e hapur të veturës së patrullës së policisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ishte arrestuar dhe lënë në pjesën e prapme të makinës – por arriti të largohej pasi dy zyrtarët përgjegjës u hutuan kur arrestuan një burrë të dytë.

Siç thuhet më tej, videoja tregon se si dy policët rrëzuan një burrë në tokë, afër automjetit të tyre në Bristol Street në Birmingham.


Por, ndërsa ata e mbajnë burrin të shtrirë për tokë, i arrestuari reagon shpejt dhe largohet nga makina e policisë, përkatësisht nga dera e hapur e saj.

Burri mund të shihet duke u larguar rrugës – madje siç shtohet më tej, edhe duke kaluar pranë tre policëve të tjerë në rrugë.

Policia ka konfirmuar se 25-vjeçari ishte arrestuar me dyshimin për posedim të drogës, pasi ata i bënë një kontroll veturës së tij.

Dhe edhe më tej, ai thuhet se është i lirë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=fRRuJKaN9UE

Në trend Fun

Më shumë
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun

"Jetova në një spital të braktisur dhe gjeta diçka të frikshme pas një dere të mbyllur", gruaja ndan historinë e saj në rrjete sociale

Interesante
Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Interesante
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Mbi 5 metra, bima e specit të kuq mund të shënojë rekord si më e gjata në botë

Mbi 5 metra, bima e specit të kuq mund të shënojë rekord si më e gjata në botë

Interesante
Kalo në kategori