Policia e Shqipërisë ka konfirmuar arrestimin e Bajram Pajazitit, shkruan Panorama.

Gjatë kontrollit fizik, Pajazitit i ishin gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një pistoletë model 57, kalibri 7.62 mm dhe një krehër me shtatë fishekë kalibër 7.62 mm.


E gjithë ngjarja ndodhi në lagjen Nr.13 në Durrës, ku Pajaziti pas një konflikti ka kërcënuar me armë zjarri shtetasin A.K. - banues në Tiranë.

Ndryshe, në njoftimin e PSH-së thuhet se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.