LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet taksisti në Japoni pasi shtypi për vdekje një pëllumb

Arrestohet taksisti në Japoni pasi shtypi për vdekje një pëllumb

Një shofer taksie në Tokio të Japonisë u arrestua pasi me dashje u fut në një tufë pëllumbash dhe shtypi për vdekje një prej tyre, tha policia të martën.

Shoferi me sa duket ishte i zemëruar me tufën e pëllumbave në rrugë, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit të policisë, Atushi Ozawa 50-vjeçar vrau me makinën e tij një pëllumb të zakonshëm, që nuk ishte kafshë gjahu.


Ngjarja kishte ndodhur në Tokio muajin e kaluar derisa 50-vjeçari u arrestua të dielën nën akuzën për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e kafshëve të egra.

Ozawa u nis me shpejtësi kur drita e semaforit u bë e gjelbër, duke e future taksinë e tij në grupin e zogjve me një shpejtësi prej 60 kilometrave në orë.