LAJMI I FUNDIT:

​Arrestohet presidenti i Sampdorias

​Arrestohet presidenti i Sampdorias

Sipas asaj që raporton Ansa, presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero është arrestuar nën dyshimin për disa keqpërdorime financiare por te cilat nuk kanë të bëjnë me klubin.

Ferrero është dërguar në burg mëngjesin e sotëm, ndërsa pesë persona të tjerë janë vënë në arrest shtëpiak.

Policia italiane e njohur si “Guardia di Finanza” arrestoi Ferreron nën dyshimin për krime korporative dhe falimentim në një hetim të kryer nga Prokurori Publik Paola në rajonin e Kalabrisë.


Ai dha një intervistë për gazetën “La Repubblica” dy ditë më parë, duke thënë se ishte i lodhur dhe po kërkon investitorë që mund ta blejnë klubin.

“Pas tetë vitesh sakrificë, pasion, punë të palodhur, por edhe sulme e akuza personale, kam filluar të lodhem”, deklaroi ai.

“Unë do të vazhdoj të bëj më të mirën për Sampdorian, por nëse ka blerës të gatshëm për të blerë klubin, ju lutem më prezantoni me ata, unë jam gati t’i dëgjoj, me kusht që t’i japin vlerën e duhur klubit”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

La Liga
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Kalo në kategori