Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në 21:20.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare, bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.  /Telegrafi/