LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën njësitet policore të stacionit të Drenasit kanë arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Rasti ka ndodhur më 24.11.2018 në Sankoc të Drenasit, në një fabrikë, ku janë vjedhur 10 ton bateri dhe  material (me përmbajtje plumbi dhe plastike), që arrijnë vlerën rreth 100 mijë euro.

Hetuesit policor pas ndërmarrjes së veprimeve të duhura hetimore. kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar:  V M, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.


Pjesë e operacionit ka qenë edhe konfiskimi i materialeve të vjedhura, të cilat janë gjetur në dy deponi (firma private të grumbullimit në Obiliq dhe Fushë Kosovë), të cilat me urdhër të prokurorit i janë kthyer pronarit.

Ndaj personit të dyshuar prokurori i shtetit ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, për tu proceduar më tej në faza të tjera të procesit hetimor, ndërkohë hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e tre personave të tjerë, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori