Arrestohet një person në Pejë, u paraqit me patentë shofer të falsifikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, të martën pas mesditës në rrugën “Tahir Shala” në Pejë, pasi ishte paraqitur me patentë shofer të falsifikuar.
Sipas raportit të PK-së, me vendim të prokurorit dokumenti i është falsifikuar.
I dyshuari është liruar, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Rr. Tahir Shala, Pejë, 02.02.2021 – 14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte prezantuar një patentë-shofer të falsifikuar. Me vendim të prokurorit, dokumenti është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































