LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person i dyshuar për kanosje në Mitrovicë

Arrestohet një person i dyshuar për kanosje në Mitrovicë
Foto: Arkiv

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 13:00, në Stacionin Policor në Mitrovicë, është raportuar një rast me elemente të kanosjes.

“Sipas informacionit fillestar të pranuar nga ankuesi, thuhej se derisa ishte në rrugë ishte kanosur nga një person i dyshuar i cili e kishte kanosur me armë dhe ishte larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Mbi bazën e këtij informacioni dhe pas një bashkëveprimi operativo-taktik të njësiteve policore, është arritur që vetëm pas pak minutave të raportimit të rastit të ndalohet vetura dhe të arrestohet i dyshuari: A. H. 33. vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.


Në cilësi të provës materiale në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit pistoletë”, thuhet në njoftim.

Bazuar në deklaratën e ankueses dhe elementeve të tjera rrethanore, janë ndërmarrë veprime të nevojshme policore të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe hetohet si vepër penale ‘kanosje’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të Prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori