LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një i mitur për dhunimin e raportuar në Vushtrri

Arrestohet një i mitur për dhunimin e raportuar në Vushtrri
Foto: Ilustrime

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar të dyshuarin për dhunimin e një vajze, rast ky i cili ka ndodhur në Vushtrri të martën.

Sipas njoftimit, i dyshuari është i mitur dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia njofton për dy raste të dhunimit, njëri në Gjilan e tjetri në Vushtrri
Lexo po ashtu Policia njofton për dy raste të dhunimit, njëri në Gjilan e tjetri në Vushtrri

“Vushtrri 25.07.2023 – 21:00. Lidhur me rastin, si rezultat i punës policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/