LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet njё person në Pejë pёr mashtrim me bileta

Arrestohet njё person në Pejë pёr mashtrim me bileta
FotoL Ar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, menaxher i një agjensioni turistik për mashtrim me bileta të udhëtimit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se më 07.08.2022, rreth orёs 14:20, nё Stacionin Policor nё Pejё janё paraqitur tre persona s viktima tё mashtrimit me bileta tё udhёtimit, e mё pas edhe 15 tё tjerё.

Tё njёjtit deklarojnё se nё afate tё ndryshme kohore nё vitin 2022, gjatё sezonit verorё kanё rezervuar bileta tё aeroplanit vajtje-ardhje pёr ta dhe familjarёt e tyre nga shtete tё ndryshme tё Evropës pёr nё Kosovё.


“I dyshuari tё njejtit i ka vёnё nё lajthim me qёllim pёrfitimit personal, duke iu rezervuar bileta vetёm nё njerin drejtim ndёrsa paratё iu ka marrё qytetarёve pёr dy drejtimet.

Pas fillimit tё hetimeve nga Stacioni Policor Pejё, i dyshuari nuk ka qenё i qasshёm dhe ndёrkohё me datё 08.08.2022, nga familjarёt e tij ёshtё paraqitur si person i zhdukur”, thuhet në njoftim.

Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Pejё, më 11.08.2022, i dyshuari: R.I. i lindur me 1990, ёshtё arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori