LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Turqi Ljupço Palevski, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

Arrestohet në Turqi Ljupço Palevski, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

I dyshuari i pestë për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, Ljupço Palevski, është arrestuar nga policia e Turqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Spasovski: Palevski është arrestuar duke ecur në këmbë nëpër autostradë
Lexo po ashtu Spasovski: Palevski është arrestuar duke ecur në këmbë nëpër autostradë
Kush janë personat e ndaluar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, njëri ka parti proruse dhe ka qëndrime ekstremiste
Lexo po ashtu Kush janë personat e ndaluar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, njëri ka parti proruse dhe ka qëndrime ekstremiste

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se do të ketë konferencë për shtyp në ora 22:30.

Ditën e ndalimit të të dyshuarve tjerë, u lëshua fletarrest ndërkombëtar për Palevskin në INTERPOL dhe kishte informacione se shteti i parë i arratisjes ka qenë Serbia, pastaj ai kishte udhëtuar për në Bullgari edhe në fund ka përfunduar në Turqi.


Gjithashtu, sot nga MPB-ja është ndaluar edhe personi i gjashtë, që dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarin kryesor gjatë arratisjes. “Prokuroria Themelore Publike Shkup, në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit 48 orësh ndaj 46 vjeçarit nga Shkupi, nën dyshimin se ka kryer vepër penale nga neni 365 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Dyshimi i bazuar se i arrestuari e ka kryer veprën, rrjedh nga provat e siguruara deri më tani nga Byroja për Siguri Publike, Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, të dorëzuara në SPB Shkup, ku thuhet se një person i dyshuar për kryerjen e veprës penale, për të cilën tashmë është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, më 02.12.2023 është regjistruar në pikat kufitare në Republikën e Bullgarisë, me hyrje në Republikën e Bullgarisë në GP Kalotina dhe dalje nga Republika e Bullgarisë në GP Kapitan Andreevo (në drejtim të Republikës të Turqisë).

Kujtojmë se Palevski është i dyshuari i pestë për vrasjen makabre të Panço Zhezhovski dhe Vanja Gjorçevska. Të dyshuarit tjerë janë të ndaluar dhe për ta është caktuar masa e paraburgimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori