Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë një qytetar pas një mosmarrëveshjeje, njofton Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari e ka goditur viktimën mashkull kosovar me një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime trupore, e më pas është larguar nga vendngjarja në drejtim të panjohur.


Viktima ka marrë tretman mjekësor fillimisht në spitalin rajonal të Gjakovës, ndërsa më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Me urdhër të prokurorit, është kontrolluar banesa e të dyshuarit, ku policia ka sekuestruar një shufër metalike, një elektroshok dhe një thikë që dyshohet të jetë përdorur gjatë incidentit.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/