Muaj më parë është përpjekur të bëhet një grusht shteti në shtetin turk.

Por, pas dështimit kanë filluar të arrestohen personalitete publike që mendohet të kenë bashkëpunuar me puçistët.


I fundit që u arrestua është edhe këngëtari i famshëm turk Atila Tas, i cili njihet edhe si mik i Altuna Sejdi-Tuna, transmeton Telegrafi.

Këngetari u arrestua dje në orët e para të mëngjesit, me ç'rast u dërgua në qendrën e paraburgimit në Stamboll.

Më poshtë po ua sjellim videon kur këngëtari mori pjesë në një shou sëbashku me Tunën në vitin 2004. /Telegrafi/