Arrestohet i dyshuari në Vushtrri, në gjendje të dehur sulmoi një person tjetër

Në Vushtrri është arrestuar një person i dyshuar sepse i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar një person tjetër.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur dje, në orën 03:46, shkruan Telegrafi.
Sipas raportit, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri 09.06.2025-03:46. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































