LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 48 vjeçari në Gjakovë, kreu vjedhje në një shtëpi

Arrestohet 48 vjeçari në Gjakovë, kreu vjedhje në një shtëpi
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 48 vjeçar në Gjakovë, i dyshuar për vjedhje të rëndë në një shtëpi.

Policia njofton se, më datën 22.05.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur kishin depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur në dy kasaforta para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, disa çelësa personal, dhe disa stoli të arit.

“Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë pas një hetimi të gjerë dhe intensiv, ku janë shikuar qindra orë video incizime (nga lokacione të ndryshme) dhe janë analizuar shumë prova është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari”.


Tutje, policia njofton se  Xh. TH., i lindur në vitin 1975, shtetas i Republikës së Kosovës mbi dyshimin e arsyeshëm se i njëjti me datën 22.05.2023 kishte kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

“Me vendim të gjykatës është kryer kontroll në objektet e banimit të të dyshuarit me çrast janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me një karikator, gjashtë copë fishekë, disa stoli ari, rrobe, telefona dhe disa gjëra tjera të cilat dyshohet se janë përdorur me rastin e kryerjes së vjedhjes”, njofton Policia.

Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje.

Ndaj tij është iniciuar rast penal për hetim “Vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori