Gjashtëmbëdhjetë gazetarë turq të asociuar me mediat pro-Kurde u dërguan në paraburgim të enjten, në pritje të gjyqit pasi akuzohen se i përkasin një “organizate terroriste”.
Gazetarët kanë punuar për media të lidhura me Partinë Demokratike të Popullit (HDP), pro-kurde, e cila rrezikon të ndalohet në Turqi për lidhje të dyshuara me militantët e jashtëligjshëm që nxisin prej dekadash një kryengritje kundër shtetit turk.
Të 16-të u arrestuan, së bashku me katër gazetarë të tjerë, më 8 qershor në Diyarbakir në Turqinë juglindore, të akuzuar se i përkisnin shërbimeve të shtypit të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e klasifikuar si një grup “terrorist” nga Ankaraja, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara. HDP-ja mohon lidhjet formale me PKK-në.
Të enjten, të 16-të gazetarët u akuzuan se i “përkasin një organizate terroriste”, sipas dokumentit të arrestimit. Një avokat mbrojtës konfirmoi se ata ishin burgosur në pritje të gjykimit. Ndër të arrestuarit është edhe Serdar Altan, bashkëkryetar i një shoqate gazetarësh. Katër të tjerët u lanë të lirë nën mbikëqyrje gjyqësore.
8 Haziran’da evlerine ve iş yerlerine yapılan baskınlarla gözaltına alınan 20 Kürt gazeteciden 16’sı tutuklandı. pic.twitter.com/xgHETWkC9k
— MLSA (@mlsaturkey) June 16, 2022
Një përfaqësues nga dega turke e “Reporterëve pa Kufij” (RSF), Erol Onderoglu, denoncoi arrestimet si një përpjekje për të dobësuar “klasën politike kurde… dhe për t’i privuar ata nga të drejtat për t’u dëgjuar” përpara zgjedhjeve presidenciale të Turqisë vitin e ardhshëm.
Turqia ka deklaruar se po planifikon të nisë një ofensivë në veri të Sirisë kundër militantëve kurdë.
Një numër i madh anëtarësh të HDP-së janë arrestuar pas një përpjekje të dështuar për grusht shteti kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në vitin 2016.
Aleatët perëndimorë të Turqisë janë alarmuar nga arrestimet, duke paralajmëruar se këto veprime kërcënojnë të minojnë më tej lidhjet diplomatike me qeverinë e Erdoganit.
Turqia renditet e 149-ta nga 180 vende në indeksin e lirisë së shtypit sipas Reporterëve pa Kufij për vitin 2022 dhe kritikohet rregullisht për përndjekjen ndaj mediave që janë kritike të qeverisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin ‘verdiktin e tyre’ pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi – publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet