Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale të Kosovës sot pas hetimeve disamujore në bashkëpunim me Agjencionin Kosovar për Inteligjencë dhe në vazhdimësi të operacionit të datës 05/06/2018, ka ndërmarrë një operacion policor në dy rajone të Kosovës (Prizren dhe Skenderaj) për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me ç’rast ka arrestuar tre persona të dyshuar për terrorizëm.
Gjatë këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në Drejtorinë Kundër Terrorizmit tre persona të dyshuar, R. K, A. A dhe L. M, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me terrorizëm.
Policia e Kosovës njofton se ky operacion policor është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet gjermane, të cilat njëkohësisht kanë zbatuar urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj të dyshuarit B. B.
Gjatë këtij operacioni në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një armë automatike AK 47, tre karikatorë të armës AK 47 me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole colt, një palë dylbi, një veturë me targa të huaja, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale dhe të cilat do të analizohen në vijim.
Me urdhër të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës