LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona në Lipjan, nën dyshimin për prostitucion

Arrestohen tre persona në Lipjan, nën dyshimin për prostitucion
Foto: Ilustrim

Tre persona (një femër dhe dy meshkuj) janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “mundësim apo detyrim në prostitucion në bashkëkryerje).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten në Lipjan.


“Janë identifikuar dhe arrestuar  tre të dyshuar, një femër dhe dy meshkuj  kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/