LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona në Lipjan

Arrestohen tre persona në Lipjan
Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Lipjan, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Të dyshuarit, pas rrahjes kishin dëmtuar veturat e njëri tjetrit. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Të dyshuarit janë në lidhje familjare. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë, dy sëpata dhe një bateri elektrike”, thuhet në raportin e policisë.


Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/