Hetuesit policor  të stacioneve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, (me rroba civile) po vazhdojnë Planin Operativ për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve ku gjatë dy operacioneve kanë arrestuar katër persona.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të arrestuarit janë një shtetas i Kosovës dhe tre të tjerët janë shtetas të huaj.


“Personi i parë i arrestuar: H .S mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  dyshohet të jetë i  përfshirë në dy raste të  vjedhjeve që kanë ndodhë në rrugën "Ali Kelmendi" dhe "Gazmend Zajmi"  në Prishtinë.  Ndërsa tre personat e tjerë: A.Ch mashkull, 22 vjeç, A .Ë mashkull, 27 vjeç, Ch .M  mashkull, 17 vjeç, shtetas të huaj ( maroken) dyshohet të jenë të përfshirë në më shumë se tri raste, të cilat kanë ndodhë në periudha e lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Ndaj personave të arrestuar në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet. /Telegrafi/