Sipas detajeve të dhëna nga Policia e Shtetit, Ardit Lika, i njohur me pseudonimin Lorenc Kallashi, 33 vjeç, lindur në Fier, në bashkëpunim me Florant Baxhian, 36 vjeç, lindur dhe banues në Fier, kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetasin maqedonas me iniciale N.K.

Dy pengmarrësit kishin kërkuar 50 mijë euro në këmbim të lirisë së tij.


Policia ka sekuestruar edhe shumën e të hollave që do të jepeshin në këmbim të lirisë, ndërsa materialet në ngarkim të dy të arrestuarve i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale të “Rrëmbimit të personit“. /Telegrafi/