LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 61 pjesëtarë të grupit mafioz “Ndrangheta”

Arrestohen 61 pjesëtarë të grupit mafioz “Ndrangheta”

Policia italiane ka arrestuar 61 pjesëtarë të tjerë të dyshuar si anëtarë të grupit të fuqishëm mafioz “Ndrangheta”.

Ata u akuzuan për krime, duke përfshirë mashtrim, trafikim të drogës, depërtimin në qeveri dhe zhvatjen e fermerëve vendas.

Bastisjet, duke përfshirë më shumë se 500 oficerë policie dhe duke synuar 167 persona, janë pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj sindikatës së krimit, raporton metro.co.uk.


Më shumë se 100 persona u arrestuan në dhjetë vende javën e kaluar si pjesë e ‘Operacionit Eureka’, të cilin policia e quajti më të madhin e kryer ndonjëherë kundër organizatës.

Pasuri me vlerë prej 25 milionë eurove u sekuestruan në Itali, Gjermani, Portugali dhe Francë.

Karabinierët deklaruan se urdhër-arrestet u dorëzuan për 108 persona, të cilët u akuzuan për shoqërim mafioz, posedim, prodhim dhe trafikim të drogës dhe armëve, pastrim parash dhe krime të tjera.

Në raportin e fundit gjashtëmujor, Drejtoria e Hetimit Anti-Mafia e Italisë (DIA) e quan ‘Ndrangheta ‘forca dominuese absolute në botën e krimit’ shumë përtej terrenit të saj në Kalabri.

Në vitin 2008, grupi italian i kërkimit Eurispes vlerësoi xhiron vjetore të grupit mafioz në 44 miliardë euro, afërsisht 3 për qind e prodhimit të brendshëm bruto të Italisë.

Autoritetet evropiane kanë zhvilluar një fushatë kundër grupit vitet e fundit.

Zyrtarët kanë vlerësuar se ‘Eureka’ kishte rezultuar në sekuestrimin e 23 tonëve kokainë gjatë viteve të fundit, gjë që i privoi ‘Ndranghetës’ rreth 2.5 miliardë euro të ardhura nga droga. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori