Nga: Chris Stokel-Walker, autor i librit TikTok Boom: China’s Dynamite App and the Superpower Race for Social Media / The Guardian (titulli në anglisht: Arresting Telegram’s Pavel Durov could be a smart move. Tech bosses care more about themselves than you)
Përkthimi: Telegrafi.com
Arrestimi tronditës i shefit ekzekutiv të Telegram-it, Pavel Durov, teksa fundjavën që shkoi doli nga aeroplani i tij privat në aeroportin e Burzhesë pranë Parisit, është një ngjarje befasuese dhe e paprecedentë. Ai përballet me akuza të supozuara që mund të përfshijnë mashtrim, trafikim droge, krim të organizuar, promovim të terrorizmit dhe kërcënime kibernetike.
Ai mund të mos jetë një Elon Musk apo një Mark Zuckerberg, por është CEO i një platforme teknologjike me 950 milionë përdorues mujorë, dhe ky është emri i parë i madh në teknologji që potencialisht e gjen veten në anën e gabuar të ligjeve gjithnjë e më strikte të Bashkimit Evropian dhe rregulloreve në sferën dixhitale.
Një ikonë mes mbrojtësve të fjalës së lirë, Durovi ka jetuar në Dubai që nga refuzimi i tij për t’i dorëzuar Kremlinit të dhënat e përdoruesve të platformës së tij të ngjashme me Facebook-un, VKontakte (VK). Megjithatë, pavarësisht se është bërë persona non grata nga Kremlini, ai kurrë nuk ka arritur të largojë dyshimet, midis elitave perëndimore, se mbetet i lidhur me shtetin rus. Këto dyshime do t’i ushqejë më tej fakti që qeveria ruse ka bërë thirrje për lirimin e tij, përfshirë ish-presidentin Dmitry Medvedev, i cili u ka thënë mediave se “për të gjithë armiqtë tanë të përbashkët, tani ai është rus”.
Ndoshta për shkak se është ai që Medvedevi e quajti një “njeri të botës që jeton për mrekulli pa atdheun mëmë”, Durovi ka refuzuar me këmbëngulje kërkesat e policisë dhe të qeverive për të dorëzuar të dhënat e përdoruesve të tij. Në një intervistë me komentatorin e djathtë amerikan, Tucker Carlson, Durovi deklaroi se përdoruesve të Telegram-it u pëlqen “pavarësia”, “privatësia” dhe “liria”. Megjithatë, autoritetet franceze e akuzuan Durovin se ka mundësuar shpërndarjen e imazheve të abuzimit të fëmijëve dhe ofrimin e një mjeti jetik organizativ për krimin e organizuar.
Duke i kthyer shpinën kërkesave të qeverisë, platforma e Durovit u bë e popullarizuar për ata që donin të shmangnin mbikëqyrjen nga aplikacionet dhe shërbimet e tjera dixhitale që pranojnë rregullisht kërkesa të tilla. Ndihmon fakti që Telegram-i ofron mesazhe të koduara. Nuk është rastësi që trazirat në Mbretërinë e Bashkuar, në fillim të kësaj vere, u organizuan përmes grupeve të Telegram-it, me pamjet e dhunës që u shpërndanë përmes aplikacionit dhe gjetën rrugën drejt platformave të tjera. Grupi i fushatës kundër racizmit, Hope Not Hate, e ka quajtur Telegram-in “aplikacion të preferuar” të racistëve.
Nuk është për t’u çuditur që Telegram-i ka dalë në mbrojtje të Durovit. “Telegram-i respekton ligjet e BE-së, duke përfshirë Aktin e Shërbimeve Dixhitale – moderimi ynë është brenda standardeve të industrisë”, tha platforma në një deklaratë. “Është absurde të pretendosh se një platformë ose pronari i saj janë përgjegjës për abuzimin e kësaj platforme”. Megjithatë, arrestimi i tij sfidon këtë qëndrim.
Çfarë do të thotë kjo për manjatët e tjerë të teknologjisë? Ata që parashikojnë se figura si Zuckerbergu i Meta-s apo edhe pronari i X-it, Musk – i cili e ka bërë si mision të tij goditjen e autoriteteve evropiane, duke shpërfillur kërkesat e tyre për të luftuar dezinformimin – mund të presin edhe pak përpara se të përfundojnë në pranga. Ata janë peshq shumë më të mëdhenj se Durovi.
Por, arrestimi i rusit mund të sinjalizojë se mosveprimi historik i Evropës – të paktën në lidhje me gatishmërinë e saj për t’u konfrontuar – mund të jetë në ndryshim. Evropa ka pasur marrëdhënie të gjata antagoniste me kompanitë e mëdha teknologjike, të cilat këmbëngulin se përpjekjet e BE-së për të zbatuar rregullore të forta, të krijuara për të kufizuar dëmet e mediave sociale, janë një frenim për inovacionin. Megjithatë, ky antagonizëm është parë veçse si një bezdi në Luginën e Silikonit, pasi Evropa rrallë ka kaluar nga fjalët në veprime.
Megjithatë, arrestimi i Durovit është një shenjë se ndoshta po fillon të veprojë. Një paketë legjislative evropiane, duke përfshirë Aktin e Tregjeve Dixhitale dhe Aktin e Shërbimeve Dixhitale, i ka dhënë BE-së fuqinë për të frenuar ekseset e kompanive të mëdha të teknologjisë. Ato tashmë janë kërcënuar me masa dhe gjoba. Dhe, tani që drejtuesit e dinë se ajo që dikur ishte e paimagjinueshme – që ata mund të mbajnë përgjegjësi personale për veprimet e kompanive që zotërojnë – është e mundshme, kjo mund të ndryshojë ndjeshëm vlerësimin e tyre për rreziqet e përfshira. Për shkak të profilit të tij të matur në publik, Zuckerbergu ndoshta e di se nuk ka gjasa ta shohë veten në pranga. Nga ana tjetër, postimet nga paniku të Muskut në platformën e tij sugjerojnë se ai është më pak i sigurt, si pasojë e marrëdhënies së tij të dobët me rregullatorët evropianë.
Me fuqinë që zotërojnë ata që janë përgjegjës për platformat globale, nuk është gjë e keqe që të kenë një frikë ngacmuese që së paku i bën të mendojnë. Nëse shembulli jepet nga Durovi, kjo është ajo që duhet t’i shtyjë drejtuesit e teknologjisë të mendojnë dy herë përpara se të veprojnë, dhe kjo me siguri duhet të mirëpritet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme