Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, vlerëson se detektimi dhe arrestimi i ish-punonjësit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i cili dyshohet se ka zbuluar informacione që rrezikojnë sigurinë e vendit, është sukses për këtë institucion, pasi që është parandaluar rrjedhja e informacioneve. Rekomandon krijimin e një instrumenti shtesë në këtë agjenci për të forcuar kontrollin e brendshëm për mos rrjedhjen e informatave.
Musliu thotë se edhe në shërbimet më të mëdha botërore ka rrjedhje të informatave dhe individ që mund të keqpërdorin privilegjet e punës, teksa thekson se edhe pse institucion i ri, AKI-ja ka dëshmuar se është në gjendje të pastrojë veten.
“AKI-ja edhe pse një shërbim i ri ka treguar që është në gjendje të pastrojë veten, si çdo organizëm tjetër, në mënyrë të suksesshme, në kohë të saktë dhe në mënyrë të saktë. Të gjitha metodat operative janë përcaktuar me kohë, janë ndërmarrë me kohë të gjithë hapat dhe unë e vlerësoj si një hap suksesi të AKI-së dhe uroj që edhe në të ardhmen në këtë mënyrë të pastrojë radhët e veta, sidomos në këtë segment, pasi që është shumë i ndjeshëm. Ka metoda të ndryshme, me të cilat, shërbimet sekrete mund dhe tentojnë në çdo mënyrë, në kohë permanente që ta lëndojnë Kosovën nëpërmjet sektorëve të institucioneve të ngjashme”, thotë ai.
Sipas tij, AKI ka reaguar në kohë duke e detektuar dhe përcjellë personin tashmë të arrestuar.
“Si në çdo institucion, edhe në AKI, të gjitha veprimet, të drejtat dhe obligimet janë të përcaktuara me ligj. Por, gjithkund mund të ndodhë që ndonjë punëtorë mund të keqpërdorë atë që i ofrojnë privilegjet e punës. Ashtu edhe në AKI ka ndodhur ky rast, që nuk është përjashtim nga të gjitha shërbimet e tjera në botë. Kanë ndodhur shumë skandale më të mëdha dhe kanë lënduar shumë ato shtete, ato shoqëri, ku kanë ndodhur. Për fat të mirë, e shoh si një sukses të AKI-së, e cila e ka detektuar në kohë, e ka përcjellë dhe ka reaguar mu në kohën e duhur dhe ka arrestuar punëtorin, i cili ka keqpërdorur informatat dhe ka përdorur në mënyrë të jashtëligjshme atë që i është ofruar si informatë dhe që i shërbejnë shërbimit sekret të Kosovës, respektivisht AKI-së”, shton ai.
Agim Musliu, ekspert për çështje të sigurisë
Për ekspertin e çështjeve të sigurisë është e rëndësishme që të detektohet dhe të zhvillohet hetimi se ku rrjedhë informacioni. Ndërkohë që demanton zërat që personi i arrestuar ditën e djeshme të ketë qenë drejtor i sektorit të IT.
“Është me rëndësi të detektohet apo të zhvillohet hetimi se ku rrjedhë informacioni, ku mbaron dhe kush mund të lëndohet nga kjo rrjedhje e informacionit. Dhe, kjo është bërë… Personi në fjalë është prezantuar në publik si shef i IT-së, por nuk ka qenë shef i IT-së, ka qenë punëtor, një prej teknikëve që bënë pjesë në këtë drejtori dhe ka rrjedhur një informacion që nuk është i saktë. Mund të jetë edhe plasim i qëllimshëm dhe i rrejshëm apo i qëllimshëm për zmadhimin e problemit që mund të ndodhë në këtë institucion”, thotë ai.
Në mënyrë që të mos përsëriten keqpërdorime të tilla, Musliu rekomandon themelimin e një mekanizmi shtesë brenda Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në mënyrë që të forcohet edhe më shumë kontrolli i brendshëm.
“Unë e shoh një plus më tepër që Agjencia Kosovare e Inteligjencës që brenda vetes të krijojë edhe një instrument shtesë për të forcuar kontrollin e brendshëm për mos rrjedhjen e informatave. Do të thotë ky është një lloj mësimi edhe për AKI-në, e cila sigurisht do të reagojë në këtë mënyrë dhe do të krijojë edhe një instrument shtesë edhe më të rreptë të brendshëm që të mos rrjedhin informata të brendshme dhe të dalin jashtë”, thekson ai.
Ish-punonjësi i AKI-së, me inicialet M.K., i cili është arrestuar dje me dyshimin se ka zbuluar informacione konfidenciale sot është paraqitur në seancën e parë dëgjimore, me ç’rast ndaj tij pritet te vendoset për masën e paraburgimit.
Ndërsa në komunikatën e lëshuar dje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thuhet se i dyshuari ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe duke zbuluar informacion të klasifikuar.
“Me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës… Ndaj të njëjtit, ju njoftojmë se do të ndërmerren veprime të tjera procedurale”, thuhej në komunikatë.
Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit ish-zyrtarit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, M.K., nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën dhe informatën zyrtare, zbulimin e informacioneve të klasifikuara dhe fotografimin dhe incizimin e pa autorizuar./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Kolonat në vendkalimet kufitare RMV-Kosovë, BDI: Pengesë artificiale për të frenuar bashkëpunimin ekonomik dhe shoqëror ndërmjet shqiptarëve
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite