LAJMI I FUNDIT:

Arrest shtëpiak edhe për 19 gratë tjera që u kthyen nga Siria

Arrest shtëpiak edhe për 19 gratë tjera që u kthyen nga Siria

Gjykata Themelore në Prishtinë,  Departamenti Special, gjyqtari i procedurës paraprake, ka vendosur lidhur me dy kërkesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurave R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L.

Kjo kërkesë e Prokurorisë Speciale ishte bërë për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale:  Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 par.3 të ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, ligji Nr.05/1-002 dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 par. 2 i KPK-së.

Prokuroria Speciale kërkon arrest shtëpiak edhe për 16 gratë tjera të kthyera nga Siria
Lexo po ashtu Prokuroria Speciale kërkon arrest shtëpiak edhe për 16 gratë tjera të kthyera nga Siria

Të pandehurave R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj për secilën veç e veç, duke filluar nga data 24.04.2019 deri me datë 24.05.2019.


Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak kundër këtyre të pandehurave bazuar në nenin 187 par.1 nën par.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat R.Q, F.Z, J.XH, A.M, Q.S, E.B, V.A, E.S, M.T, V.T-D, SH.T, M.T, L.I, A.A, G.L-K, D.D, V.I dhe J.L që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak.

Në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore thuhet se, palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori