Sot policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e Sabit Gecit dhe disa lokacione të tjera nën dyshimin për krim të organizuar dhe ka arrestuar pesë persona, por nuk ka arritur ta kapë të dyshuarin e gjashtë, djalin e Sabitit, A. Gecin.
A. Geci, ka arritur të arratiset pas dyshimeve për krim të organizuar dhe fajde.
Prokurori përgjegjës për media në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha, përmes telefonit i ka thënë Telegrafit se njëri nga të arratisurit është edhe A. Geci.
Prokurori Sylë Hoxha, më herët në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se bastisja nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me ish-komandantin Sabit Geci, por me djalin e tij, i cili dyshohet se është marrë me fajde së bashku me disa të tjerë./Telegrafi