Armend Thaqi rrëfen se si Covid 19 ia pamumdësoi debutimin në Evropë

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është futbollisti i njohur Armend Thaqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Thaqi ka rrëfyer mes tjerash se si pandemia COVID-19 ia kishte pamundësuar atij debutimin në Evropë.
“E përfunduam kampionatin me Prishtinën, e fituam Kupën me Ballkani në finale kundër Ballkanit edhe i kishim edhe ndeshjet e Evropës me i zhvillu”.
“Edhe pandemia ka qenë atë kohë, atë vit 2020 edhe për fat na ra me shku në Gjibraltar me lu ndeshje kundër Lincolnit”.
“Shkojmë këtu dhe të gjithë dilnim negative në teste rregullisht edhe udhëtojmë, shkojmë në Gjibraltar”.
“E bëjmë stërvitjen para ndeshjes, testimin e bëjmë edhe të nesërmen ndeshja duke hyrë në analiza, trajner ka qenë Armend Dallku, na tha ti, ti, ti, tetë veta jashtë, sepse keni dalë pozitiv në test”.
“Edhe kush ishte pozitiv Diar Miftaraj, Armend Thaqi, Meriton Korenica, Kreshnik Uka, Lorik Bosnjaku, pozitiv të gjithë, nuk keni të drejtë loje”, rrëfeu Thaqi.
Episodin e plotë me Armend Thaqin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com


















































