LAJMI I FUNDIT:

ARKEP del me sqarim lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në BEREC

ARKEP del me sqarim lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në BEREC

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka dalë me një njoftim sa i përket pjesëmarrjes së tyre në BEREC.

ARKEP ka deklaruar se si pjesëmarrës me të drejta të barabarta në BEREC, deri më tani nuk ka pranuar asnjë shkresë ose vendim nga ndonjë Institucion i Bashkimit Evropian (BE) lidhur me këtë çështje.

“Sidoqoftë, përmes mjeteve të informimit publik dhe Komunikatës së publikuar nga Gjykata e Drejtësisë së BE-së, ARKEP është njoftuar lidhur me anulimin e vendimit të Komisionit Evropian që lejon Kosovën të marrë pjesë në BEREC.


Megjithatë, me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, kjo nuk nënkupton përjashtimin e ARKEP nga BEREC-u. Përkundrazi, për të mos penguar pjesëmarrjen e ARKEP në punën e BEREC-ut, Gjykata e Drejtësisë ka vendosur që efektet e vendimit të Komisionit Evropian të zbatohen deri në hyrjen në fuqi të ndonjë marrëveshjeje të re pune të lidhur ndërmjet BEREC-ut, Zyrës së BEREC-ut dhe ARKEP”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Drejtësisë së BE-së anulon vendimin për lejimin e pjesëmarrjes së Kosovës në BEREC
Lexo po ashtu Gjykata e Drejtësisë së BE-së anulon vendimin për lejimin e pjesëmarrjes së Kosovës në BEREC

ARKEP më tej ka njoftuar se që nga viti 2019 merr pjesë aktive në takimet e BEREC, si në nivelin teknik (10 grupe punuese të ekspertëve) ashtu edhe në atë të Bordit të Rregullatorëve.

“Për informimin e juaj, komunikimi dhe bashkëpunimi me BEREC ka vazhduar edhe vazhdon ende në kuadër të përmbushjes së objaktivave të përbashkëta.
ARKEP, në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Korniza Rregullatore në fushën e Komunikimeve Elektronike, mbetet i angazhuar në përmbushjen e synimeve de objektivave për zhvillimin e mëtutjeshëm të tregut dhe mbrojtjen e interesave të Republikës së Kosovës në përfaqësimet ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Ndryshe Telegrafi sot ka raportuar se Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) ka anuluar vendimin e Komisionit për lejimin e pjesëmarrjes e Kosovës në Organin e Rregullatorëve Evropianë të Komunikimeve elektronike.

Vendimi është marrë pas ankesës së Spanjës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori