Policia e Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komuna e Prizrenit e disa OJQ janë mobilizuar për gjetjen e ariut që prej disa javësh po sulmon bagëtitë e banorëve të fshatit Pouskë të Prizrenit.
Autoritetet shtetërore po kërkojnë të identifikohet vendndodhja e ariut.
Sipas një njoftimi të Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, disa institucione shtetërore – përfshirë edhe organizata joqeveritare – janë mbledhur dhe kanë diskutuar për gjetjen e ariut.
“DAPK ‘Sharri’ pasi që është informuar rreth dëmeve të shkaktuara nga ariu menjëherë ka informuar strukturat udhëheqëse të Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Kemi mbajtur takime të vazhdueshme me institucionet e MMPH/AMMK siç janë Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, Inspektoratin e Mjedisit dhe Divizionin e Natyrës ku është diskutuar për mundësinë e gjetjes së zgjidhjeve”, thuhet në njoftim.
Në këtë çështje janë përfshirë edhe Komuna e Prizrenit e Shoqata e Gjahtarëve “Sharri” në këtë komunë.
“Në kuadër të këtyre përpjekjeve DAPK “Sharri” ka mbajtur takime të vazhdueshme edhe me institucionet lokale të Komunës se Prizrenit përkatësisht me Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri, Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillimin Rural, pastaj me Policinë e Kosovës dhe me Shoqatën e Gjahtarëve Sharri në Prizren”, vazhdon njoftimi.
Komunikata thotë se “gjatë këtyre takimeve është diskutuar për marrjen e masave të menjëhershme që të veprohet në mbrojtjen e banorëve të fshatit Pouska përmes patrullimeve të vazhdueshme 24 orëshe të Policisë së Kosovës, zyrtareve të PK Sharri dhe shoqatës së Gjahtarëve Sharri, në këtë vendbanim dhe në momentin që bëhet identifikimi i ariut të kontaktohen edhe zyrtaret e Strehimore Parku i Arinjve në Mramor – Prishtinë për mundësinë e trajtimit të ariut.”
Raportohet se banorët e fshatit Pouskë të Komunës së Prizrenit janë në hall nga një ari i murrmë, të cilit disa javë më parë gjuetarë nga e njëjta zonë ia kishin vrarë atij katër këlyshët e saj.
Tash e disa javë, banorët e këtij fshati po përballen me hakmarrjen e ariut të cilin dyshohet se e kanë tërbuar.
“Mbrëmë më ka ardhur ariu deri tek shtylla, dhe vazhdimisht është sjellë rreth shtallës”, thotë njëri prej banorëve të fshatit, teksa vazhdon duke e përshkruar ariun: “Është krejt e zezë por te qafa ka një ngjyrë të bardhë.”
Disa ditë më parë, ariu kishte mbytur 20 dele të familjes Demiri në këtë fshat. Njëra prej pjesëtareve të kësaj familjeje rrëfen se si e frikësojnë ariun përmes mjeteve piroteknike.
“Kur vjen e ndezim këtë [mjetin piroteknik, v.j] dhe e gjuajmë pastaj shkon ajo, por kthehet prapë brenda një ore”, thotë pjesëtarja e kësaj familje.
E sot kanë dalë pamje nga sulmi që ariu i ka bërë bagëtive të banorëve të fshatit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë