Këngëtarja e njohur, Ariana Grande, nuk do të jetë pjesë e mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve muzikore, "Grammy Awards".

Ajo madje së fundmi e ka quajtur gënjeshtar producentin e "Grammy Awards", Ken Ehrlich, pasi sipas saj ai dha një arsye tjetër për faktin se pse Ariana nuk do të performojë në skenën e ceremonisë, e cila mbahet të dielën mbrëma.


ariana1 1

Ehrlich kishte deklaruar për Associated Press se ai ishte në bisedime me Arianën që ajo të performonte në mbrëmjen e 10 shkurtit, por që sipas tij ajo u tërhoq pasi ishte tepër vonë për tu përgatitur.

Lidhur me këtë deklarata të tij ka reaguar vet këngëtarja Grande, e cila i ka quajtur të pavërteta ato që producenti i "Grammy" ka thënë.

"Kam mbajtur gojën të mbyllur deri tani, por ju gënjyet për mua. Unë jam e aftë për të realizuar një shfaqje brenda natës dhe ti e di këtë Ken. Por fakti që ti ndrydhe krijimtarinë dhe mendimet e idetë e mia, vendosa të mos marr pjesë. Unë shpresoj që shfaqja të dalë ashtu siç ju dëshironi", ka thënë Ariana Grande.

ariana3 1

Ajo u shpreh se për mbrëmjen kishte ofruar këndimin e tri këngëve të ndryshem - propozim ky që mesa duket nuk u kishte pëlqyer producentëve.

"Ka të bëjë me bashkëpunimin, me mbështetjen, me artin dhe ndershmërinë, jo me politikat, të bërit favore dhe me luajtjen e lojërave. Kjo është vetëm një lojë. Më vjen keq, por nuk është muzika që unë dua", ka shtuar ajo më tej.

ariana4 1

Si kundër, Ariana në këtë mbrëmje është e nominuar në dy kategori: "Performanca më e mirë solo e zhanrit POP" për këngën "God is a woman", si dhe për çmimin "Albumi më i mirë POP", për albumin "Sweetener.

Ndonëse këngëtarja në fjalë nuk do të jetë pjesë e ceremonisë, mbrëmjes së "Grammy" nuk do t'i mungojnë emra të shumtë që do të ngjiten në skenë, ndër to edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. /Telegrafi/

due