Këngëtarja Ariana Grande dhe Mikey Foster, nga bendi i famshëm “Social House” nuk janë duke u takuar me njëri-tjetrin, siç raporton revista US.

Dyshja u panë së bashku në Disneyland në muajin shkurt, por duket që ata tashmë kanë ndarë rrugët.


Grande, 26, dhe Foster, 32, e quajtën marrëdhënien e tyre ‘të qetë’ para një muaji, në bazë të raportimit të një burimi të afërt me çiftin.

25506368 8072037 Fun while it lasted Singer Ariana Grande and Mikey Foster of the a 6 1583287858699 Ariana Grande dhe Mikey Foster (Foto: Getty Images/Guliver)

Ariana dhe Mikey thuhet se kanë qenë miq të mirë që një kohë të gjatë, madje Foster ishte producenti në shumë hite të këngëtares përfshirë: “Thank U, “Next” dhe “7 Rings”.

Megjithatë, bashkëpunimi në projektin "Boyfriend" bëri që akoma të dyshohet për raportin e tyre, në të cilin dyshja luanin rolet e të dashuruarve xhelozë.

Menjëherë pas kësaj videoje ata nxitën spekulime për një romancë dashurie të mundshme.

25506366 8072037 Onstage chemistry Mikey s band Social House was also Grande s op a 11 1583287858749 Ariana Grande dhe Mikey Foster (Foto: Getty Images/Guliver)

Para lidhjes me Foster, Grande i dha fund fejesës së saj katër muajshe me komedianin amerikan, Pete Davidson në tetor të 2018.

Ndërkohë, nga viti 2016 deri në vitin 2018, këngëtarja e hitit "Love Me Harder” ishte në lidhje me Mac Miller, i cili vdiq në moshën 26-vjeçare nga një mbidozë fatale e drogës.

Përpara Miller, Ariana po ashtu ka qenë në lidhje edhe me Big Sean. /Telegrafi/