Ariana Grande i siguroi fansat se është “e shëndetshme” pasi ata pretenduan se ishte “shumë e dobët” në fotot e fundit.
Këngëtarja “thank u next” u shpreh e sinqertë në një video tre minutëshe të TikTok, duke u kërkuar ndjekësve të saj që të jenë më të vëmendshëm përpara se të ndajnë mendimin e tyre për paraqitjet e të tjerëve.
“Trupi me të cilin keni krahasuar trupin tim aktual ishte versioni më i pashëndetshëm i trupit tim. Isha duke marrë shumë ilaçet kundër depresionit dhe duke ngrënë keq”, shpjegoi ajo, shkruan PageSix.

“Isha në pikën më të ulët të jetës sime kur dukesha ashtu siç e konsideronit të shëndoshë ime, por në fakt kjo nuk ishte e shëndetshme”, tha tutje Grande.
“E di që nuk duhet ta shpjegoj këtë. Por ndihem sikur jam e hapur dhe një lloj cenueshmërie këtu, e mira mund të vijë prej saj”, u shpreh Ariana.

Fansat filluan të komentojnë pamjen e Grandes pasi u shfaqën foto të saj duke marrë pjesë në koncertin e Jeff Goldblum në Londër javën e kaluar.
Ajo dhe ylli i “Wicked”, Cynthia Erivo, dukeshin të gëzuar teksa dolën në mbështetje të shokut të tyre.
Diku tjetër në klipin e TikTok, Ariana tha se ajo beson se njerëzit duhet të ndihen “më pak rehat” duke komentuar mbi trupat e të tjerëve, edhe nëse ata kanë qëllime të mira.

“Ka mënyra për të komplimentuar dikë ose për të injoruar diçka që e shihni që nuk ju pëlqen, për të cilën mendoj se duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin të punojmë drejt”, tha ajo.
“Ne duhet të synojmë të jemi më të sigurt dhe ta mbajmë njëri-tjetrin më të sigurt”, shtoi artistja.
Grande, e cila aktualisht është duke filmuar adaptimin filmik të muzikalit të Broadway-t “Wicked”, tha se “i shëndetshëm mund të duket ndryshe” për njerëz të ndryshëm.

“Asnjëherë nuk e dini se çfarë po kalon dikush. Mendoj se je e bukur. Pavarësisht se çfarë po kaloni. Pavarësisht se çfarë peshe ke, pavarësisht se si ju pëlqen të bëni grimin tuaj këto ditë, pavarësisht se çfarë procedurash kozmetike keni bërë apo jo apo asgjë”, tha ajo.
Këngëtarja e “7 Rings” ka folur më parë për luftën e saj me ankthin dhe depresionin, së bashku me çrregullimin e stresit post-traumatik pas shpërthimit në koncertin e saj në Manchester të vitit 2017, ku mbetet të vrarë 22 persona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Trazira në BBVA: Danja, Rizarta dhe Vserlo planifikojnë për t’i fshehur zarfat e Gjestit

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës